Mesazhi nga burgu i ish-liderit të Katalonjës

Mesazhi nga burgu i ish-liderit të Katalonjës

Ish-udhëheqësi i Katalonjës, Carles Puigdemont, u ka bërë thirrje mbështetësve të vazhdojnë betejën ndërsa po përballet me ekstradimin nga Gjermania për rolin e tij në referendumin për pavarësinë e rajonit.

Puigdemont, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për rebelim dhe kryengritje, po fliste për herë të parë që prej arrestimit nga Gjermania.

Përmes një mesazhi audio të regjistruar nga Diether Dehm, një deputet gjerman nga partia e majtë Due Linke, i cili e vizitoi atë në burg e qytetit verior të Neumünster, Carles Puigdemont u tha mbështetësve se Spanja po vepronte në një mënyrë gjithnjë e më “autoritare”.

“Si mesazh, do të doja të them se duhet të vazhdojmë, ne duhet të ecim në rrugën tonë, duke mbrojtur të drejtat tona, të drejtat që njihen nga OKB-ja, pasi kemi një të drejtë të plotë për të vendosur të ardhmen tonë. Ne nuk mund ta hedhim poshtë rolin tonë para një shteti që po bëhet gjithnjë e më shumë autoritar dhe kjo po kufizon të drejtat tona. Le të vazhdojmë të bëjmë gjëra jo ashtu siç i bëjnë ato, që është jo e dhunshme dhe e civilizuar, siç e kemi treguar botës gjatë viteve të  kaluara, kështu që katalanasit bëjnë gjëra.”

Mbështetësit e pavarësisë kanë marshuar në Berlin për të kërkuar lirimin e tij.

Gjykatësit gjermanë kanë 60 ditë për të shqyrtuar kërkesën për ta dorëzuar atë./Ora News/