Dardan Berisha edhe zyrtarisht është basketbollist i skuadrës çeke Nymburk.
Ai ka përfunduar aventurën e tij te Sigal Prishtina ku ka zhvilluar një sezon mjaftë të mirë.
Skuadra nga kryeqyteti përmes një postimi në Facebook e ka falënderuar yllin e Kosovës për sakrificën.
Ky është mesazhi i Sigal Prishtinës:
FALEMINDERIT EDHE NJË HERË, DARDAN BERISHA
Tani më është zyrtarizuar, Prishtina dhe Dardani kanë ndarë rrugët këtë edicion, pasi që basketbollisti më i mirë shqiptar ka vazhduar karrierën e tij në Çeki.
“Dali” u rikthye te Prishtina dhe sakrifikoi karrierën e tij për të ndihmuar klubin tonë për garat ndërkombëtare, duke dhënë edhe atomin e fundit, për Prishtinën e Kosovën, mirëpo tani ka ardhur momenti që ai te rikthehet në Evropë.
Andaj, SIGAL Prishtina i dëshiron shumë suksese Dardanit në rrugëtimin e tij te ri!
Prishtina dhe e gjithë Kosova të falënderon, Dardan Berisha!