
Lideri aktual i Serisë A, Inter, ka filluar të ketë shqetësime për dëmtimet e shumta të lojtarëve në repartin e mesfushës, njofton Insajderi.
Në prag të sfidës në kampionat kundër Torino-s, te Inter është dëmtuar mesfushori danez Christian Eriksen, ndërsa më parë është dëmtuar edhe kiliani Arturo Vidal.
Danezi është stërvitur gjatë ditës së sotme i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, ku sipas ekipit nga Milano, Eriksen vuan nga një infeksion në gju.
Gjendja e danezit nuk duket shumë shqetësuese dhe nesër pritet të verifikohet sërish, megjithatë Conte po planifikon aktivizimin e Roberto Gagliardinit nga minuta e parë, për të mos rrezikuar aspak me Eriksen-in. Vlen të theksohet se ditët e fundit listës së të dëmtuar i është shtuar edhe serbi Kolarov. /Insajderi.com