
Geoffrey Kondogbia përfundimisht do të largohet nga Interi.
Mesfushori francez, Geoffrey Kondogbia i ka dhënë lamtumirën Interit. Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, mesfushori është përshëndetur më të gjithë shokët e skuadrës.
Ish anëtari i Monacos shumë shpejt do të nisë një aventurë të re te skuadra spanjolle, Valencia.
Inter dhe Valencia janë duke i diskutuar detajet e fundit për transferimin e Kondogbias. Ky i fundit pritet të huazohet te Valencia, e cila do të jetë e obliguar ta blej në fund të sezonit./Express/