Përballja e sotme mes Karvinës dhe Slavias së Pragës ka gjetur si protagonist dy emra të njohur për sportdashësit shqiptar, njofton Insajderi.
Kryeqytetasit kanë fituar me shifrat 1-3, ndërsa golin e nderit për vendasit e ka realizuar Kristi Qose. Mesfushori i Kombëtares kuqezi ka ekzekutuar me saktësi një 11 metërsh të skuadrës së tij dhe në minutën e 82-të i ngushton shifrat në 1-2.
Por gëzimi i tij nuk zgjat shumë, pasi vetëm tre minuta më vonë ishte Peter Olainka ai që shuan përfundimisht festën e Qoses. Ish-sulmuesi i Bylisit dhe Skënderbeut gjendet i pamarkuar në zonë dhe me lehtësi e dërgon topin në rrjetë, duke vulosur kështu fatin e këtij takimi. /Insajderi.com