Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli ka shënuar dy gola për Laussanen në ndeshjen ndaj skuadrës së njohur zvicerane, Basel.
Golin e parë, kosovari e shënoi në minutën e 9′ të takimit pas një goditje gjysmë-vollej në brendësi të zonës së rreptësisë, raporton Insajderi.
Ndërkaq, në minutën e 66′ Kololli realizoi golin e dytë, kësaj radhe nga penalltia në stilin e njohur si ‘panenka’. Me këtë gol ai dërgoi epërsinë e skuadrës së Lausanne në 3-1.
Ndeshja ndërmjet Baselit dhe Lausanne është momentalisht duke u zhvilluar, ndërsa rezultati është 3-3. /Insajderi.com
[arve url=”https://cc.sporttube.com/embed/jQGCCCG”/]
[arve url=”https://cc.sporttube.com/embed/oQGCCCG”/]