
Mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami, duket se do të rikthehet në Greqi, te skuadra kampione, Olympiacos, të paktën kështu shkruajnë mediat angleze.
Ai pritet të lë Nottingham Forest dhe të shkojë në Greqi, ku edhe më parë ka qenë pjesë e kampionëve të Greqisë.
Kasami nuk ka pasur shumë minuta në ndeshjet e fundit dhe e ardhmja e tij në skuadrën angleze duket se ka marrë fund, njofton albinfo.
Ai edhe në “Facebook” ka postuar një fotografi me fjalët ‘Bye Bye-Mirupafshim”, duke pretenduar largimin, kurse shumë tifozë të Olympiacosit i kanë komentuar që të rikthehet në Greqi./Insajderi.com