Mesfushori i talentuar i kombëtares kërkohet nga skuadra e njohur italiane

Mesfushori i talentuar i kombëtares kërkohet nga skuadra e njohur italiane

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kamer Qaka, ka rënë në syrin e shumë klubeve evropiane dhe tashmë ka disa oferta serioze.

Këto oferta për Kamer Qaka kanë ardhur pas paraqitjeve pozitive këtë sezon me skuadrën rumune të Politeknika Iasi.

Në një intervistë për mediat norvegjeze, 22-vjeçari pranon se është gati për të hyrë në bisedimi, por çështja do të zgjerohet më shumë pas pushimeve.

“Me siguri di për një ofertë të Bragës në Portugali, ndërsa nga Suedia ka vetëm interesim. Objektivi im është që të luaj në kampionate prestigjoze dhe për momentin mund të them se ka 80 % mundësi që të largohem”, tha Qaka.

Nga Italia, thuhet se është klubi i Sampdorias që e ka në radarin e vet, dhe ka gati 1 milionë euro për të blerë kartonin e shqiptarit. Edhe vetë presidenti i klubi rumun është shprehur, se do ta ketë shumë të vështirë që ta mbajë akoma në ekip Qakën. /Panorama Sport