Mesfushorin e Norrkoping nuk e kënaq fitorja e thellë ndaj Prishtinës

Mesfushorin e Norrkoping nuk e kënaq fitorja e thellë ndaj Prishtinës

Skuadra e trajnerit Jans Gustafsson e cila mposhti Prishtinën me rezultat të thellë 5 me 0 në ndeshjen e parë e vlefshme për kualifikimet në Evropa Ligë, nuk kanë qenë të kënaqur me lojën e treguar.

Futbollisti i skuadrës norvegjeze, Niclas Eliasson i cili shënoj një gol dhe dha dy asiste për bashkë lojtarët e tij, tha se ata kundër Prishtinës bënë një lojë të mirë duke shënuar pesë herë qysh në pjesën e parë, shkruan Insajderi.

Ai tregon se më pas qëllimi i vetëm i skuadrës ishte që ta mbyllin ndeshjen me këtë rezultat, shkruan svenskafans.

Eliasson ka thënë se atmosfera në dhomat e zhveshjeve pas përfundimit të pjesës së parë ishte e zymtë pasi që nuk ishte performanca e tyre më e mirë.

“Në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë. Por ne mund të bëjmë edhe më mirë, realizuam pesë gola kundër Prishtinës dhe nuk pësuam asnjë mendoj është gjë pozitive për ne”, ka thënë Elisson.

Ai ka thënë se skuadra e tij ka avantazh të mirë kundër Prishtinës por ende nuk duhet të pushojnë dhe të bëjnë më të mirën./Insajderi.com