Mesjava me ndeshje interesante në basketbollin kosovar

Mesjava me ndeshje interesante në basketbollin kosovar

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 24-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll, njofton Insajderi.

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit, që do të jetë shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. ‘Kuqezinjtë’ ndodhen në vendin e fundit me 30 pikë, por nuk janë dorëzuar për të mos rënë nga elita, ndërsa prizrenasit kanë grumbulluar tri pikë më shumë.

Takim interesant pritet edhe ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit në kryeqytet. ‘Bardhekaltrit’ deri më tani kanë 32 pikë, kurse ‘Vreshtarët’ renditen në vendin e tretë me 37 pikë.

Golden Eagle Ylli, që ndodhet në vendin e dytë me 38 pikë, do të përballet me Trepçën, që ka 32 pikë. Të dy skuadrat kanë synime të ndryshme në këtë edicion dhe fitorja është e rëndësishme për të dyja palët. Ylli konsiderohet favorit, por mitrovicasit kanë treguar formë të lartë në stinorin pranveror, andaj pritet një ndeshje interesante.

Peja-Ponte Prizreni është përballja e fundit për këtë xhiro. Pejanët nuk janë në formë të mirë në ndeshjet e fundit, kurse e kundërta është për prizrenasit që janë liderë dhe ndodhen në formë shumë të mirë. ‘Verdhezinjtë’ janë në vendin e katërt me 35 pikë, derisa Ponte në vendin e parë me 39 pikë.

FIVE STAR Superliga – Java 24

E mërkurë

16:00 Vëllaznimi – Bashkimi

18:00 Sigal Prishtina – Rahoveci

E enjte

16:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

18:00 Peja – Ponte Prizreni

/Insajderi.com