Mësohen fjalët që ia tha Guardiola futbollistit të Southamptonit [Video]

Mësohen fjalët që ia tha Guardiola futbollistit të Southamptonit [Video]

Pep Guardiola ka shpjeguar çfarë i tha futbollistit të Southamptonit, Nathan Redmond pas ndeshjes.

Manchester City e mposhti me vështirësi Southamptonin në “Etihad”, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në Premierligë, shkruan Insajderi.

Në fitoren prej 2:1 të Cityt, realizuan Kevin de Bruyne e Raheem Sterling, ky i fundit në minutat e fundit të takimit.

Pas ndeshjes, Guardiola pati një moment në dukje të tensionuar me sulmuesin e Southamptonit, Nathan Redmond.

Fillimisht spekulohej se spanjolli ishte i inatosur dhe u përplas me 23-vjeçarin, por ai para mediave zbuloi të vërtetën.

Pas ndeshjes, Guardiola tha se e uroi atë për faktin se luajti shumë mirë, dhe se sa i mirë është në përballjet një kundër një, por më pas i tha atij se Southamptoni “nuk deshi të luajë”, dhe vazhdonte të “humbiste kohë”.

Më poshtë mund ta shihni incidentin mes Redmond e Guardiolas. /Insajderi

https://www.youtube.com/watch?v=PbD1s2m67aI