
Gjyqtari holandez, Bjorn Kuipers do të referojë finalen e EURO 2020 mes Italisë dhe Anglisë, shkruan Insajderi.
Finalja do të luhet në “Wembley Stadium” të dielen me fillim nga ora 21:00.
Kuipers do të jetë i ndihmuar nga Sander van Roekel dhe Erwin Zeinstra.
Në VAR do të jetë gjermani Bastian Dankert, i ndihmuar nga Pol van Boekel i Holandës dhe gjermanët, Christian Gittelmann dhe Marco Fritzer.
Zyrtari i katërt do të jetë Carlos del Cerro Grande i Spanjës./insajderi.com