Pas përfundimit të fazës së grupeve, tashmë janë bërë të ditur edhe ndeshjet e 1/8 së finales për këtë garë, shkruan Insajderi.
Belgjika si fituese e grupit B, do të përballet me Portugalinë zuri vendin e tretë në grupin F.
Italia si fituese e grupit A, përballet me Austrinë e cila zë vendin e dytë në grupin C.
Franca si e para e grupit F, do të ketë përball Zvicrën si e treta e grupit A.
Kroacia si e dyta e grupit D, do të përballet me Spanjën e cila zuri vendin e dytë në grupin E.
Suedia si fituese e grupit E, do të përballet me Ukrainën si e treta e grupit C.
Anglia si fituese e grupit D, do të përballet me Gjermaninë si e dyta e grupit F.
Holanda si e para e grupit C, do të përballet me Çekinë si e treta e grupit D, dhe
Uellsi e cila zuri vendin e dytë në grupin A, do të përballet me Danimarkën e cila kishte po këtë pozitë në grupin B.
Ndeshjet e kësaj faze do të fillojnë nga 26 qershori, deri me datë 29 qershor./insajderi.com