Mësohet gjendja e Hekuran Kryeziut – a do të luajë kundër Bullgarisë?

Mësohet gjendja e Hekuran Kryeziut – a do të luajë kundër Bullgarisë?

Është konfirmuar statusi i Hekuran Kryeziut, për të cilin nuk dihej se a do të paraqitej apo jo në ndeshjen kundër Bullgarisë, e vlefshme për kualifikueset e Evropianit.

Hekuran Kryeziu, i cili pësoi lëndim në vikend ku luajti pak më shumë se 20 minuta për klubin e tij FC Zurich, tashmë i është bashkuar përfaqësueses së Kosovës dhe është pjesë e tubimit.

Insporti merr vesh se Kryeziu i është nënshtruar rezonancës magnetike dhe kontrolleve mjekësore nga mjekët e klubit të Zurichut, kurse një vlerësim tjetër i gjendjes do t’i bëhet nesër nga stafi mjekësor i kombëtares.

Lexoni më shumë në Insporti