Mësohet identiteti i sulmuesit të tretë në Londër

Mësohet identiteti i sulmuesit të tretë në Londër

Sulmuesi i tretë i Urës së Londrës është identifikuar. Ai është 22-vjeçari Youssef Zaghba, një marokeno-italian, raporton BBC.

Khuram Butt, i lindur në Pakistan, 27 vjeç, dhe Rachid Redouane, 30 vjeç, me banim në Barking të Anglisë, ishin dy sulmuesit e tjerë.

Edhe dy viktima të jera të sulmit po ashtu janë identifikuar sot – një infermiere australiane e quajtur Kirsty Boden, 28 vjeçe dhe francezi Alexandre Pigeard, 27 vjeç. Ata ishin midis shtatë personave të vrarë – 48 u plagosën gjithashtu – në sulmin e së shtunës mbrëma.

Zaghba, Butt dhe Redouane sulmuan me anë të një minibusi këmbësorët në Urën e Londrës në orën 21:58.

Oficerët e armatosur i vranë të tre pas sulmit. /Insajderi.com