Mësohet klubi i ri i Milot Rashica

Mësohet klubi i ri i Milot Rashica

Dje kemi transmetuar deklaratën e presidentit të klubit të Werder Bremen, Frank Boumann i cili deklaroi se Rashica do të largohet nga Werder dhe se ka bisedime me disa klube, por me njërin nga këto klube, bisedimet janë në fazë të avancuar, raporton Insajderi.

Mediat në Gjermani sot e kanë dhënë lajmin se e kanë zbuluar ekipin i cili është shumë pranë marrëveshjes me Rashica dhe ai klub është RB Leipzig nga Bundesliga. RB Leipzig ka shitur Timo Werner tek Chelsea pak kohë më parë dhe ka filluar projektin e madh me ardhjet e reja dhe duket se Miloti është pjesë e rëndësishme e këtyre planeve të klubit gjerman,

Mësohet se për Milotin ka interesim të madh nga shumë skuadra, duke përfshire Ac Milan, Lazio, Roma, Wolves, West Ham, Newcastle etj./Insajderi.com