Mësohet kush do ta drejtojë derbin Prishtina – Ballkani

Mësohet kush do ta drejtojë derbin Prishtina – Ballkani

Java e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, fillon ditën e premte dhe përfundon të dielën.

Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina do të takohet me Ballkanin.

Tashmë, është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve dhe personave zyrtarë për ndeshjet e javës së 20-të.

“Bilbilin” kryesor për të drejtuar ndeshjen derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit, i është besuar gjyqtarit, Selim Isufi. Ai do të asistohet nga Besnik Morina dhe Driton Preniqi, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Isak Ceroviki.