Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, ku edhe do të dihet se cilat do të jenë dy skuadrat që do të luajnë në finalen e madhe më 29 korrik.
Feronikeli do të jetë mikpritës i Ballkanit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Ndeshja e parë është mbyllur pa fitues dhe pa gola, prandaj gjithçka mbetet e hapur.
Ndërkohë, në duelin tjetër Drenica do të jetë mikpritëse e Prishtinës, në përpjekje për të bërë sensacion dhe për të shkrirë epërsinë e prishtinasve nga ndeshja e parë (3:0).
Të dyja ndeshjet do të luhen prej orës 16:30.
/Insajderi.com/