Mësoni se a kaloi rezoluta e Rusisë në Këshillin e Sigurimit rreth sulmeve në Siri

Mësoni se a kaloi rezoluta e Rusisë në Këshillin e Sigurimit rreth sulmeve në Siri

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dështoi të miratojë një rezolutë të hartuar nga Rusia, me anë të së cilës dënonte sulmin e SHBA-së dhe aleatëve të saj ndaj Republikës Arabe të Sirisë.

Vetëm Rusia, Kina dhe Bolivia votuan në favor të projekt-rezolutës. Tetë vende votuan kundër draftit, ndërsa katër abstenuan, shkruan Reuters.

Një rezolutë ka nevojë për nëntë vota për dhe nuk ka veto nga Rusia, Kina, Franca, Britania apo Shtetet e Bashkuara për të kaluar.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara me ndihmën e Francës dhe Britanisë së Madhe ka sulmuar qendrën e prodhimit të armëve kimike në Siri të Bashar Al Assad.