
Presidenti i Barcelones, Josep Maria Bartomeu, ka adresuar spekulimet që po qarkullojnë këto ditë për të ardhmen e Lionel Messi, duke insistuar se superylli argjentinas do të qëndrojë tek Barcelona deri në fund të karrierës së tij.
Ishte gazeta spanjolle Cadena SER, ajo e cila pak ditë më parë alarmoi botën e futbollit, duke raportuar se Messi po e mendon largimin nga Barcelona me përfundimin e kontratës së tij, në fund të verës së ardhshme. Mirëpo, këto spekulime janë përjashtuar menjëherë nga vet presidenti, Bartomeu. Ai u shpreh i sigurtë se 33 vjeçari do të nënshkruajë kontratë të re dhe do të luaj deri në ditët e fundit të karrierës së tij tek gjiganti katalunas, raporton Insajderi.
“Unë nuk do të jap detaje, por Messi ka deklaruar shumë herë se ai do të përfundojë karrierën e tij futbollistike në Barcelonë. Ai dëshiron të vazhdojë kontratën e tij dhe të përfundojë karrierën këtu. Ai ka ende shumë vite për të luajtur dhe ne do t’a shijojmë talentin e tij për një kohë shumë të gjatë.”- u shpreh ai.
Lionel Messi vazhdon të jetë lojtari kryesor i ekipit katalunas në këtë sezon, me 27 gola dhe 24 asistime në të gjitha garat./Insajderi.com