Messi dhe De Bruyne në formacionin e sezonit, nuk ka vend për Ronaldon (Foto)

Messi dhe De Bruyne në formacionin e sezonit, nuk ka vend për Ronaldon (Foto)

‘Goal’ ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit deri tani në ligat evropiane.

Në formacionin e Goal nuk kanë si të mungojnë Leo Messi e Kevin De Bruyne, por aty nuk ka vend për lojtarin më të mirë të vitit, Cristiano Ronaldon.

Para ndeshjeve të radhës në nivel kombëtaresh, Goal ka analizuar paraqitjet e futbollistëve në ligat kryesore evropiane, ku dominojnë Manchester City, Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

City, Barcelona dhe PSG kanë nga dy lojtarë në këtë formacion, derisa nuk ka vend për asnjë futbollist të kampionit të Evropës, Real Madridit.

Çuditërisht, në 11-she nuk ka vend për Harry Kane e Neymar, dy nga sulmuesit më në formë të momentit në Evropë.

Më poshtë keni formacionin e sezonit në Evropë sipas ‘Goal’. /Insajderi