Futbollisti argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, gjithmonë është konsideruar si pasuesi i Diego Armando Maradonës. Gjithashtu edhe vetë Diego kurrë nuk e kishte fshehur pasionin për Leo Messin, nga ku raporti mes tyre filloi të bëhej akoma më i fortë ku Maradona ishte trajner i kombëtares argjentinase, njofton Insajderi.
Lajmi i ndarjes nga jeta të Maradonës, ka pikëlluar tej mase “Pleshtin”, i cili publikuar një foto me të në faqen e tij zyrtare në “Instagram” ku ka shkruar: “Një ditë shumë e trishtueshme për ne argjentinasit dhe për futbollin. Ti na le, por nuk largohesh kurrë, sepse Diego është i përjetshëm. Unë i ruaj të gjitha momentet e bukura që kam jetuar me të dhe kam dashur të shfrytëzoj rastin për t’i dërguar ngushëllime familjes dhe miqve të tij. PREHU NE PAQE”, ishte postimi prekës i Messi-t për idhullin e tij tashmë të ndier, Diego Maradonën. /Insajderi.com