Messi e Ronaldo nën hijen e Lewandowski

Messi e Ronaldo nën hijen e Lewandowski

Asnjëherë më parë, Robert Lewandowski nuk ka qenë që të lë pas dyshen më të mirë në histori të futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sivjet polaku ka statistika të frikshme, ku në 39 ndeshje këtë sezon me Bayern Munich, ka realizuar 45 gola.

30 herë e ka quar topin vetëm në Bundesliga, 11 në Champions League dhe 4 në Kupën e Gjermanisë.

 

Lionel Messi i ka shënuar 25 gola në 32 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën, këtë sezon.

20 në La Liga, dy në Champions League, dy në Copa del Rey dhe një në Superkupën e Spanjës.

 

Edhe Cristiano Ronaldo në sezonin 2019/20 i ka shënuar 25 gola për ekipin italian Juventus.

21 shënime në Serie A, dy në Champions League dhe dy në Coppa Italia.

 

Këto statistika, tregojnë më së miri për formën fantastike që po kalon Lewandowski, që sipas mediumeve më të njohura, sivjet, është super favorit për ta fituar Topin e Artë, para Messi dhe Ronaldo.

/Insajderi.com/