Messi feston ditëlindjen, ja disa nga statistikat dhe rekordet

Messi feston ditëlindjen, ja disa nga statistikat dhe rekordet

Padyshim futbollisti më i mirë që ka jetuar ndonjëherë, Lionel Messi më 24 qershor feston ditëlindjen e 33-të.

Nga momenti që debutoi me fanellën e Barcelonës, nuk ka lënë rekord dhe trofe pa e fituar me këtë ekip.

Ekipi Barcelona në krye me Lionel Messi ka arritur ta fitoj dy herë tripletën (2008/09 dhe 2014/15), që se ka bërë asnjë ekip asnjëherë në histori të këtij sporti.


Trofetë:

Dhjetë herë e ka fituar kampionatin La Liga, gjashtë herë Copa del Rey, tetë herë Superkupën e Spanjës, katër herë Champions League, tri herë UEFA Super Cup dhe tri herë tjera Kupën e Botës për Klube nga FIFA.

Është fitues i Kupës së Botës me Argjentinën për gjeneratën U20 në vitin 2005 dhe fitues Olimpik me Argjentina U23 në vitin 2008.


Titujt individual:

Rezultateve individuale ka shumë, por ne po i përmendim disa më kryesore.

Fitues i Topit të Artë gjashtë herë,

Fitues i gjashtë këpucëve të arta në Evropë,

Gjashtë sezone futbollisti më i mirë në La Liga,

Shtatë sezone sulmuesi më i mirë në La Liga,

Trembëdhjetë herë pjesë e 11-shes më të mirë nga FIFA,

Njëmbëdhjetë herë pjesë e ekipit më të mirë të vitit nga UEFA, …


Rekordet:

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në historinë e La Liga, në historinë e Barcelona, ka më së shumti asistime në planet, mban rekordin për më së shumti gola të shënuar në kampionat dhe gara ndërkombëtare brenda një sezoni, ka më së shumti hat-tricks në La Liga dhe Champions League është poashtu asistuesi më i mirë në Copa America, është golashënuesi më i mirë i kombëtares së Argjentinës, e dhjetëra rekorde tjera.


Numrat:

721 ndeshje,

138 me kombëtaren e Argjentinës,

699 gola,

317 asistime për klub dhe kombëtare,

10 La Liga,

4 Champions League,

6 Copa del Rey,

3 FIFA World Club Cup,

3 UEFA Super Cup,

8 Supercopa de Espana,

6 Ballon d’Or,

6 European Golden Shoe.

Insajderi.com