
Të mërkurën mbrëma, në ndeshjen kundër Real Madrd, futbollisti i ri i Mallorca ka hyrë në historinë e La Liga si futbollisti më i ri në moshë që ndonjëherë ka luajtur në një ndeshje të elitës së kampionati spanjoll.
Luka Romero u fut në fushë si 15 vjeçar e 219 ditë, kur në minutën e 84 zëvendësoi futbollistin Baba.
Mesfushori ofanziv, pas ndeshjes ka reaguar në rrjete sociale duke shkruar:
“Ka qenë një moment i paharruar. Faleminderit të gjithë stafit teknik dhe @RCD_Mallorca që më dhanë këtë mundësi. Nuk do ta harroj kurrë këtë ditë. Ishte turp të humbasësh, por ende besojmë”.
Meksikani 15 vjeçar ka luajtur për të rinjtë e Argjentinës, ndërsa nga viti 2015-të është pjesë e Mallorca.
Insajderi.com