Messi kritikon Barcelonën dhe lojën e ekipit sivjet

Messi kritikon Barcelonën dhe lojën e ekipit sivjet

Lionel Messi është shprehur i dëshpëruar me përformancën e Barcelonës gjatë këtij sezoni, duke thënë se “nëse vazhdojmë kështu, do të humbim edhe nga Napoli”, në Ligën e Kampionëve, shkruan Goal, njofton Insajderi.

Barcelona ka vuajtur edhe humbjen e gjashtë këtë sezon në La Liga të enjten në mbrëmje, derisa Real Madrid morën pikët e nevojshme për të siguruar titullin e ligës spanjolle.

“Nuk donim ta mbyllnim sezonin në këtë mënyrë, por kjo është pasqyrë se si kemi luajtur sivjet”.

“Ishim të ngathtë, të dobët, me intensitet të ulët. Humbëm shumë pikë dhe ndeshja e sotme ishte vetëm pasqyrim i sezonit”, ka deklaruar Messi.

“Nëse duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve duhet të ndryshojmë shumë, sepse nëse vazhdojmë kështu do të humbim edhe kundër Napolit”./Insajderi.com