
Ish-futbollisti brazilian, Rivaldo, ka folur para “El Clasicos” që do të luhet këtë vikend në La Liga.
Legjenda braziliane e futbollit, duke folur para një prej ndeshjeve më të mëdha të vitit në futboll, ka thënë se Messi është futbollisti më i mirë në botë.
Por, Ronaldo e meritoi të fitojë “Topin e Artë”, sipas ish-mesfushorit të Barcelonës.
“Do të doja të luaja me Messin, do të ishte e mahnitshme. Ai është më i miri në botë, ai që bën dallimet e mëdha”, tha Rivaldo për Betfair, përcjell Insajderi
“Ronaldo? Ai është lojtari më i rrezikshëm në Real”, tha Rivaldo për portugezin e Real Madridit.
“Ta ndalësh atë është e vështirë, ashtu si Messin, pasi ata të dy shënojnë shumë gola dhe kurrë nuk e dini se çfarë do të bëjnë për të shënuar golin e radhës”, shtoi braziliani.
“Nëse Ronaldo e fitoi Topin e Artë, atëherë e ka fituar sepse e ka merituar”, përfundoi Rivaldo.
Reali e Barcelona ndeshen këtë të shtunë në “Bernabeu”, derisa Rivaldo beson se nuk ka favorit në këtë ndeshje. /Insajderi