Messi më afër largimit sesa qëndrimit në Barcelonë

Messi më afër largimit sesa qëndrimit në Barcelonë

Lionel Messi e ka informuar Barcelonën që e ardhmja e tij në klub është larg nga të qenurit e sigurt, njofton Insajderi.

Siç shkruan RAC1, argjentinasi është takuar me Ronald Koeman dhe ia ka shpjeguar edhe atij situatën.

RAC1 raporton se ai i ka thënë Koeman-it se është më afër largimit sesa qëndrimit në qytetin spanjoll.

Nëse Messi do të largohet nga Katalunia atëherë dy destinacionet që janë përfolur më së shumti janë Interi dhe Manchester City./Insajderi.com