Ish-lojtari i Barcelonës, Rivaldo, ka deklaruar se zgjedhja e Joan Laportës në krye të klubit katalunas mund të ndikojë që Lionel Messi të qëndrojë më gjatë në Camp Nou.
“Messi pati një rritje të besimit me zgjedhjet e reja për president – dikush me të cilin ai ka një lidhje të mirë – duke rritur shanset që ai të mendojë të qëndrojë për pak më gjatë”, tha ai, raporton Goal.
Laporta ka fituar zgjedhjet e brendshme për ta marrë timonin e klubit në një kohë kur ekipi po kalon në krizë rezultatesh, sidomos në Europë.
Lojtari kryesor, Lionel Messi për të cilin është raportuar se do të transferohet në Manchester City – tashmë janë shtuar zërat që ai do të vazhdojë karrierën në Camp Nou.
Ky ka qenë edhe premtim i Joan Laporta, para se t’i fitojë zgjedhjet. /Insajderi.com