Vazhdon Messi

Messi pritet të rinovojë kontratën edhe për dy vite

Messi edhe dy vjet të Barelona. Palët janë të kënaqura. Messi nuk i diskuton detajet financiare meqë e kupton situatën që ka shkaktuar pandemia Covid-19.

Messi pritet të rinovojë kontratën edhe për dy vite

Barcelona ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës me Lionel Mesin. Kapiteni i skuadrës është takuar së bashku me babai e tij me presidentin Josep Maria Bartomeu, njofton Insajderi.

Deri më tani është e konfirmuar se sulmuesi do të qëndrojë deri në vitin 2021, por në fund të çdo edicioni 32-vjeçari ka të drejtën të rishikojë mundësinë e largimit. Ky vendim është pranuar nga klubi katalanas, që tashmë po diskuton me Messin për të ardhmen e tij në Barcelonë.

Siç bëhet e ditur nga mediat spanjolle, palët kanë arritur marrëveshjen paraprakisht për zgjatjen e kontratës dhe për dy vite të tjera, por saktësohet se nuk do të ketë ndryshime sa i përket detajeve financiare, pasi kapiteni ka mirëkuptuar situatën e krijuar nga pandemia./Insajderi.com