Messi shumë shpejt do të vendos për të ardhmen e tij

Messi shumë shpejt do të vendos për të ardhmen e tij

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur lajmin se Lionel Messi do të shpall të shtunën e ardhshme vendimin për të ardhmen e tij, njofton Insajderi.

Kontrata i mbaron këtë verë, por sulmuesi argjentinas ka marrë disa oferta nga Manchester City dhe PSG-ja, por e ardhmja e tij ende duket e paqartë.

Dalja nga gara për titull dhe mungesa e kontigjentit cilësorë në skuadër janë disa nga arsyet kryesorë që “pleshti” mund të vendosë të largohet.

Sipas gazetës, Messi do të bëjë të ditur vendimin për të ardhmen e tij në një intervistë për gazetën argjentinase “Ole”.

Lajmi i bujshëm ka bërë xhiron e mediave teksa e gjithë bota e futbollit po pret me interes vendimin e 6 herë “Topit të Artë”. /Insajderi.com