Messi s’ia dha fanellën mbrojtësit të Bayern’it – “ishte i mërzitur”

Messi s’ia dha fanellën mbrojtësit të Bayern’it – “ishte i mërzitur”

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Bayern Munich, Alphonso Davies, ka deklaruar se Lionel Messi ia refuzojë kërkesën për t’ia dhënë fanellën, pas humbjes 8:2 që ekipi gjerman ia shkaktoi Katalunasve në Ligën e Kampionëve, njofton Insajderi.

Davies dhe ekipi i tij Bayern Munich mposhtë edhe Lyonin 3-0 të mërkurën në gjysmë-finale, duke u kualifikuar për finale ku do të ndeshen me Paris Saint Germain.

“E pyeta për fanellën por ishte pak i mërzitur”, ka thënë Davies për BT Sport.

Frustrimi i Messi-it ishte i kuptueshëm pasi Barcelona e përfundoi sezonin 2019-20 pa asnjë trofe dhe tashmë 33 vjeçari e ka të paqartë të ardhmen e tij me Blaugranët./Insajderi.com