Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, ka deklaruar se Lionel Messi është “tejet i mirëseardhur”, që t’i bashkohet Parisit, nëse ylli i Barcelonës vendos të largohet nga Camp Nou, shkruan Goal, njofton Insajderi.
Legjenda argjentinase edhe një herë tjetër ka qenë i lidhur me largim të mundshëm nga Barca, sidomos pas humbjes turpëruese nga Bayern Munich prej 8-2, që çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Bayern në finale e mposhti pikërisht ekipin e Tuchel me rezultat 1-0 për ta fituar kupën e gjashtë në histori të kësaj gare./Insajderi.com