Tani që pushimi dimëror ka arritur, mund të nxirren disa përfundime rreth perceptimit që trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ia bën skuadrës së vetë.
Një gjë që është e qartë është se tre djelmoshat e tij kryesorë janë Lionel Messi, Marc-Andre ter Stegen dhe Ivan Rakitic, pasi vetëm këta tre kanë luajtur në të gjitha 17 ndeshjet e La Ligës deri tani këtë sezon, transmeton Express.
Messi, natyrisht, është ylli i shfaqjes së Barcelonës dhe jo vetëm që ka luajtur në çdo ndeshje, por çdo minutë.
Një tjetër startues i rregullt është Ter Stegen, gjë që nuk duhet të jetë befasi assesi.
Performancat e tij kanë qenë jetësore këtë sezon, duke e shpëtuar skuadrën në disa raste.
Messi dhe Ter Stegen janë favoritët aktualë për çmimet “Pichichi” (golashënuesi më i mirë në ligë) dhe “Zamora” (portieri me më së paku gola të pranuara) në La Liga, prandaj është e pritshme që të luajnë sa më shumë që të jetë e mundur.
Treshja kompletohet nga një emër i cili është mbase më befasues, Ivan Rakitic.
Kroati është bërë lojtar i rëndësishëm për Valverden duke i dhënë baraspeshë mesfushës, derisa taktikisht është lojtar i jashtëzakonshëm që gjithmonë e zë një vend startues.
Rakitic është bërë po ashtu edhe shoqërues i rëndësishëm i Sergio Busquets, të cilit sezonin e kaluar iu la hapësirë e madhe për ta mbuluar në mesfushë dhe hoqi zor ta bënte.