Messi më i vlefshëm se Ronaldo, Griezmann, Suarez dhe katër yje tjerë të La Ligas

Messi më i vlefshëm se Ronaldo, Griezmann, Suarez dhe katër yje tjerë të La Ligas

Lionel Messi ka lënë prapa Cristiano Ronaldon dhe gjashtë yje tjerë të La Ligas në listën e golashënuesve.

Pas 11 xhirove të zhvilluara në kuadër të La Ligas spanjolle, Leo Messi kryeson me gjithsej 12 gola të shënuara, duke lënë shumë prapa rivalin e tij të madh Ronaldon, shkruan ‘Marca’

Argjentinasi aktualisht kryeson në garën për trofeun ‘Pichichi’, derisa portugezi deri tani ka realizuar vetëm një gol në 7 paraqitje të tij në kampionatin spanjoll.

Pas Messit renditen Simone Zaza me nëntë gola dhe Cedric Bakambu me tetë, derisa nga shtatë gola kanë shënuar Antonio Sanabria dhe Rodrigo Moreno.

Kurse, Antoine Griezmann, Gareth Bale e Wissam Ben Yedder kanë shënuar nga dy gola, një më pak se Luis Suarez i Barcelonës, i cili deri tani ka realizuar gjithsej tre herë.

Kjo do të thotë se këta 7 lojtarë kanë shënuar 12 gola mes tyre, i cili është totali i numrit të golave të Leo Messit. /Insajderi