Mësuesja vesh kostumin interesant vetëm që t’ua mësojë nxënësve biologjinë

Mësuesja vesh kostumin interesant vetëm që t’ua mësojë nxënësve biologjinë

Një mësuese në një shkollë të Spanjës ka si qëllim kryesor që të motivojë nxënësit e saj për të mësuar sa më shumë. Dhe këtë e bën duke “hequr lëkurën” në mënyrë që fëmijët e klasës së tretë të kuptojnë sa më mirë anatominë e trupit të njeriut.

María Teresa Íñigo de Toro, e cila jep mësim në një shkollë në Vajadolid, është bërë e famshme në rrjetet sociale falë kostumit të saj që vesh për lëndën e biologjisë, duke i treguar nxënësve se si është i ndërtuar trupi nga brenda.

Mushkëritë, stomaku, mëlçia, zorrët, muskujt… të gjitha organet e trupit të njeriut janë të dukshme në kostumin e mësueses.

Bashkëshorti i saj shpërndau në Twitter fotot nga një orë mësimi, foto që u bënë menjëherë virale.

“Jam shumë krenar për gruan time që e kam vullkan idesh. Sot shpjegoi trupin e njeriut në një mënyrë shumë origjinale. Dhe fëmijët që nuk i mbante vendi. Je e madhe Veronica”, shkruan bashkëshorti i mësueses.

Vetë mësuesja ka thënë për gazetën “El Español” se nuk e priste aspak që të bëhej kaq e famshme.

“E gjeta kostumin në Aliexpress dhe thashë pse mos ta provoj për të dhënë mësim”, thekson Veronica.