Mesut Ozil shënon gol në garat evropiane pas tre viteve

Mesut Ozil shënon gol në garat evropiane pas tre viteve

Buzëqeshja është rikthyer përsëri në fytyrën e Mesut Ozil.

Mesfushori me nënshtetësi gjermane, të enjten ka shënuar golin e tij të pare në garat evropiane pas tre viteve, shkruan Insajderi.com.

Ozil e shënoi golin e vetëm të Fenerbahcen në ndeshjen kundër Frankfurtit, në barazimin 1-1 në kuadër të Europaligës.

Hera e fundit kur Mesut kishte shënuar gol në garat evropiane ishte në shtator të vitit 2018, në fitoren që asokohe Arsenali e shënoi me rezultat 4-2 kundër Vorskla Poltava në kuadër të fazës së grupeve në Europaligë.

“Ka pasur më shumë mundësi për ne në këtë takim, por edhe barazimi është rezultat i kënaqshëm” ishin fjalët e ish-lojtarit të Arsenalit.

32 vjeçari ishte rikthyer të luaj në vendlinje në vitin 2020, por sezonën e kaluar pati një lendim që e la jashtë fushave të gjelbra për një kohë të gjatë./Insajderi.com

Goli i shënuar nga Ozil