Mezani vlerëson fitoren ndaj Arbërisë

Mezani vlerëson fitoren ndaj Arbërisë

Ekipi i Gjilanit, ka arritur fitoren e dytë në kampionat, kësaj radhe duke e mposhtur ekipin e Arbërisë dhe me këtë fitore, ata kanë arritur të ngjiten në pozitën e tretë në tabelë, me tetë pikë të grumbulluara.

Trajneri i Gjilanit, Gentijan Mezani, ka thënë se kjo fitore ndaj Arbërisë, shijon, duke vlerësuar kualitetet e kësaj skuadre.

“Duhet t’i kënaqemi kësaj fitore sepse kemi arritur të gjejmë rrugën drejt golit, një problem i cili na është shfaqur këtë edicion. Mirëpo, vazhdon të mbetet shqetësuese shpërdorimi i rasteve të shumta dhe shpenzimi i energjisë para portës.”, deklaroi fillimisht Mezani për “Art Sport”, transmeton Insajderi.

“Kundërshtari na vuri në vështirësi, pasi që ka një skuadër cilësore, ndaj edhe duhet t’i gëzohemi kësaj fitore ndaj një kundërshtari si Arbëria, pasi që na shton moralin dhe besimin“, nënvizoi ai./Insajderi.com.