Miami Heat i bashkohet Lakers në finalen e madhe

Miami Heat i bashkohet Lakers në finalen e madhe

Në konferencën lindore, u luajt ndeshja e gjashtë finale, mes skuadrës nga Florida, Miami Heat dhe Boston Celtics, njofton Insajderi.

Ndeshjen e gjashtë finale, e fituan Miami me rezultat 125:113, duke çuar serinë finale në 4:2. Kështu duke kaluar në finalen e madhe, ku e pret fituesi i konferencës perëndimore, LA Lakers, e cila e mposhti me seri të përgjithshme 4:2, Denver Nuggets.

Çereku i parë i takimit u mbyll me rezultat 33:27 për Miami, ndërsa pjesa e parë u mbyll me shifrat 62:60 po ashtu për Miami Heat.

Çereku i tretë i takimit ishte i baraspeshuar, ngase skuadrat shënuan nga 26 pikë secila. Ndërsa në çerekun e fundit, skuadra nga Florida arriti të shkëputej në rezultat, duke e fituar çerekun e katërt me 10 pikë diferencë, 37:27. Kështu, duke i dhënë vulën ndeshjes me rezultat të përgjithshëm 125:113.

Më efikasi në takim, ishte Bam Adebayo me 32 pikë të shënuara dhe 14 kërcime.

Në finale do të takohen dyshet fantastike, LeBron James dhe Anthony Davis nga Lakers, kundër dyshes së Miami, Bam Adebayo dhe Jimmy Butler.

Të mërkurën luhet ndeshja e parë finale në NBA, mes LA Lakers dhe Miami Heat. Po ashtu edhe finalja e madhe, luhet se cili ekip i arrin i pari katër fitore. /Insajderi.com