Miami mbanë gjallë shpresat, fiton ndaj Lakers

Miami mbanë gjallë shpresat, fiton ndaj Lakers

Miami Heat ka fituar me rezultat të ngushtë 111-108, ndaj Los Angles Lakers duke mbajtur gjallë mundësitë për përmbysje në finalet e NBA, njofton Insajderi.

Lakers sërish udhëheqin në finale me tre lojë të fituar për kundër dy fitoreve të Miamit, ndërsa kampion bëhet skuadra e cila fiton katër takime finale e para.

Për Heat shkëlqeu superylli Jimmy Butler, i cili luajti 47 prej 48 minutave të ndeshjes vetëm e vetëm që skuadra e tij të mos përshëndetet me titullin.

Butler regjistroi treshifror të dyfishtë prej 35 pikësh, 12 kërcimesh dhe 11 asistimesh, teksa u ndihmua shumë edhe nga Duncan Robinson që realizoi 26 pikë.

Në anën tjetër tek Lakers shkëlqeu Lebron James me 40 pikë dhe 13 kërcime si dhe Anthony Davis me 28 pikë dhe 12 kërcime por pjesa tjetër e skuadrës nuk ishte në nivel të duhur./Insajderi.com.