Përzgjedhësi i Kosovës U-21, Michael Nees, ka bërë publike listën me 25 futbollistë të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore që Shpresat e Kosovës do t’i zhvillojnë me Katarin gjatë muajit mars, njofton Insajderi.
Këto dy takime miqësore, do t’i shërbejnë teknikut gjerman si fazë përgatitore para fillimit të fushatës kualifikuese për ‘Evropianin 2023’, ku Kosova U-21 me 8 qershor pret Andorrën në ‘Fadil Vokrri’.
Të dyja miqësoret mes Kosovës dhe Katarit zhvillohen në saje të Memorandum Bashkëpunimit, që kohë më parë kanë nënshkruar të dyja federatat.
Të dyja ndeshjet miqësore do të zhvillohen brenda tre ditëve, e para me 26 mars, teksa e dyta me 29 mars, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kosova do të udhëtoj drejt Doha-s së Katarit të dielën në mbrëmje (21 mars). /Insajderi.com