Michael Zorc: Duam që Sancho të qëndrojë

Njëri nga drejtuesit kryesorë të ekipit të Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka komentuar mbi situatën e Jadon Sancho, pas polemikave si ai do të largohet nga ekipi gjerman.

“Jadon Sancho ka statistikat më të mira që i kam parë ndonjëherë, për një lojtarë të moshës së tij dhe nëse ai vazhdon në këtë mënyrë, ai do të mund të lërë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit botëror” tha Zorc, raporton Insajderi.

“Ne duam shumë dhe do të ishim shumë të lumtur nëse ai do të vendoste të vazhdonte edhe për një sezon me ne, pasi ai ka kontratë deri në vitin 2022, por nuk e di se çfarë do të ndodhë” përfundoi Zorc.

Jadon Sancho, pritet që të kalojë tek gjiganti nga Premier Liga, Manchester United, por ata do të duhet që ta thyejnë rekordin e Pogba, për transferimin e Sanchos, që llogaritet rreth 120 milion euro./Insajderi.com.