Michy Batshuayi i ofrohet Leeds United, s’bën pjesë në planet e Chelseas

Michy Batshuayi i ofrohet Leeds United, s’bën pjesë në planet e Chelseas

Chelsea ia ka ofruar të sapoardhurve në Premier Ligë, Leeds United, lojtarin e tyre, Michy Batshuayi, shkruan gazeta belge Het Laatste Nieuws.

Të Bardhtit mund ta kenë sulmuesin belg nëse janë gati të paguajnë 22 milionë euro.

Gazeta raporton se Batshuayi nuk bën pjesë në planet e Chelseas për të ardhmen.

Janë Olivier Giroud dhe Tammy Abraham që kanë zënë vendet në formacionin e parë./Insajderi.com