
Sezonin e ardhshëm Aleksandar Kolarov mund të luajë me fanellën e Bologna-s, njofton Insajderi.
Sipas informacioneve nga portali “Calciomercato.com”, mbrojtësi 35 vjeçar, të cilit i skadon kontrata me Inter-in këtë qershor (një vit pas transferimit në Milano), është përfshirë në listën e dëshirave të trajnerit Sinisha Mihajloviç për të sistemuar krahun e majtë me një element me eksperiencë.
Deri tani mbrojtësi me kombësi serbe ka zhvilluar 11 ndeshje me fanellën interiste që nga momenti që u vesh ‘zikaltër’, të ndara në shtatë prezenca në Serinë A, tri në Kupën e Italisë dhe një në Ligën e Kampionëve. Ka shërbyer për momentin vetëm një asist gjatë këtij kampionati. /Insajderi.com