
Trajneri serb deklaroi se nuk është i kënaqur me atë që ‘Super Mario’ ka bërë deri më tani.
“Ai e di se ka bërë shumë gabime, ai vet i ka pranuar ato. Është e vërtetë se çdo herë kur vihet në pyetje sjellja e tij, ai është kritikuar, por për aq kohë sa unë e stërvita atë, ai ka qenë shembullor në sjelljen e tij, mirëpo unë kërkojë shumë punë nga Mario”, u shpreh Mihajloviç, shkruan Goal.com.
Balotelli është në huazim tek kuqezinjtë nga ekipi anglez, Liverpool, por që prej rikthimit të tij në ‘Milanello’ sulmuesi nuk ka dhënë atë që është pritur nga drejtuesit e Milanit. /Insajderi.com