Mike Tyson refuzon ofertat e sporteve tjera – Mendon vetëm për boksin

Mike Tyson refuzon ofertat e sporteve tjera – Mendon vetëm për boksin

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka muaj që është duke u përgatitur për të bërë një rikthim në boks. Ai është duke kërkuar një kundërshtar të denjë për rikthimin e tij.

Raportohet se Mike ka refuzuar rreth 20 milionë euro, që ai të bëhet pjesë e një sporti luftarak, ku ai do të luftonte pa doreza. Mike ka thënë se ai nuk është i interesuar për sporte të tjera, përveç boksit, transmeton Insajderi.

Mike ka muaj që është duke u stërvitur dhe është duke u përgatitur për një rikthim në ring, por duket se ai fillimisht duhet ta gjejë një kundërshtar. Emra si Tyson Fury e Evander Holyfield, por akoma nuk ka një njoftim zyrtarë për kundërshtarin e tij./Insajderi.com.