Ish-kampioni i peshave të rënda Mike Tyson do të luftojë në një ndeshje në fund të këtij muaji, njofton Insajderi.
Tyson do të takohet me Roy Jones në një ndeshje jozyrtare me tetë raunde në ora 21:00 sipas kohës lokale më 28 nëntor në Dignity Health Sports Park në Los Angeles.
54 vjeçari e përfundoi karrierën e tij me 50 fitore dhe gjashtë humbje. Nga 50 fitoret e tij, Tyson pretendon 44 prej tyre me nokaut.
Me fitoren e tij ndaj Trevor Berbick në vitin 1986, Tyson 20 vjeçar u bë kampioni më i ri botëror në pesha të rënda në histori.
Tyson u pezullua për një kohë të pacaktuar nga boksi pasi i kafshoi veshin Evander Holyfield në një ndeshje në qershor të vitit 1997. Tyson rifitoi licencën e tij pas një viti pas një vendimi të gjykatës.
Rekordi i 51 vjeçarit Jones aktualisht qëndron në 66 fitore dhe nëntë humbje ndërsa lufta e tij e fundit ishte dy vjet më parë. /Insajderi.com