
Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka ndarë ringun me një “kundërshtar” të kategorisë tjetër, një peshkaqen i madh, 15 metra nën ujë.
Mike Tyson, ka udhëtuar në Bahamas, që të provojë një sfidë tejet unike dhe të rrezikshme – ta fusë në “gjumë” një peshkaqenë, në terrenin e këtij të fundit.
Mike vs Jaws, ishte titulluar kjo sfidë dhe u realizua për Discovery Channel, transmeton Insajderi.
Mike kishte marrë këshilla dhe trajnime nga shkencëtaret se si të arrinte ta fuste peshkaqenin në gjendjen e “Imobilitetit Tonik” – palëvizshmëri e përkohshme.
Ai ishte zhytur në thellësi prej 15 metrash, pa kafaz mbrojtës dhe kishte tentuar tre herë, ndërsa suksesin e arriti tek në herën e tretë./Insajderi.com.