Miku i ngushtë i Benzemas thotë se Mbappe do të kalojë te kjo skuadër

Miku i ngushtë i Benzemas thotë se Mbappe do të kalojë te kjo skuadër

Mohamed Henni, miku i ngushtë i yllit të Real Madrid, Karim Benzama, në kanalin e tij në Youtube ka lëshuar një lajmë të gëzueshëm për të gjithë tifozët e Realit, shkruan Insajderi.

“Mbappe do të nënshkruaj me Realin”, tha Hennin në kanalin e tij në Youtube.

Për “Los Blancos” ky do të ishte një transferim i madh, pasi Eden Hazard ka dështuar të lërë gjurmë në klub, derisa klubi ka nevojë për Mbappen, pasi largimi i Sergio Ramos, ka lënë shije të hidhur në klubin mbretëror.

Mbappe asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për tu transferuar në “Santiago Bernabeu”, por PSG është duke e vëshirësuar kalimin e tij në Madrid.

Sido që të jetë, Henni i ka dhënë shpresa tifozëve se ylli francez do të transferohet në klubin mbretëror gjatë kësaj vere./Insajderi.com