Milan afër transferimit të lojtarit të Marseille

Milan afër transferimit të lojtarit të Marseille

Skuadra e Milan, ka filluar sezonin në Serie A në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi aktualisht kryeson e vetme kampionatin, ndërsa deri më tani është prekur nga disa lëndime të lojtarëve kyç si dhe disa raste te prekjes me koronavirus. Kjo ka bërë që drejtuesit e Milan, të mendojnë afrimin e disa lojtarëve cilësor, por me kontrata të lira. Njëri nga ta, është edhe lojtari francez i Marseille, Florian Thauvin, njofton Insajderi.

Sipas asaj që shkruan “Todofichajes.com”, kuqezinjtë kanë arritur akordin me sulmuesin e krahut të Marsejës.

Sulmuesi 27 vjeçar në verë rezulton lojtar i lirë, dhe drejtuesit e Milanit pritet ti ofrojnë në “pjatë” një kontratë katër vjeçare me një pagë prej tre milionë eurosh në sezon. Thauvin aktualisht është aktivizuar në total 13 ndeshje duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar pesë asistime. /Insajderi.com